Pollozhani: Po rritet frika nga Prokuroria Speciale Publike

Juristi Mersim Pollozhani, i ftuar në emisionin “10 minuta” në TV21 theksoi se është fatkeqësi që gjykata kushtetuese miratoi vendimin e pritur me të cilin presidentit të shtetit i jep të drejtën që të falë personat e dyshuar dhe të dënuar për krim zgjedhor, pedofili, trafikim droge dhe krime tjera kundër njerëzimit. Sipas tij, arsyet e sjelljes së këtij ligji, janë shumë të qarta pasi që po rritet frika nga procedurat penale që i ka ngritur Prokurorja Speciale. Pollozhani tha se  ky vendim i gjykatës do të ndikojë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Tani presidenti do të ketë mundësi që të gjithë këto keqpërdorues të funksioneve për qëllime përfitimi në zgjedhje, duke bërë thyerje të rregullave zgjedhore, duke iu dhënë mundësia që ai t’i fal. Domethënë paraprakisht, ai, pa filluar zgjedhjet , ai veç ka prevenu dënimin e  personave të cilët kanë bërë parregullsi në zgjedhje, ose që do të bëjnë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Pollozhani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button