Takim i Zaevit me ministrin shtetëror britanik për Evropë, Lidington

­ Kryetari i LSDM­së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetarja e partisë Radmilla Shekerinska paradite u takuan me ministrin britanik të shtetit për Evropë, Dejvid Lidington, i shoqëruar nga zëvendësudhëheqësi i sektorit për Ballkanin Perëndimor në MPJ të Britanisë së Madhe Piter Beinbrixh, sekretarin e ministrit Riçard Jeits dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në RM, Çarls Garet.

Siç kumtoi sot LSDM-­ja, tema e bisedës në takim ishte situata aktuale politike në vend dhe nevoja nga plotësimi i kushteve kyçe për zgjedhje korrekte dhe të rregullta. “Duhet të ketë Listë të pastër dhe të besueshme zgjedhore dhe reforma mediale, për të pasur zgjedhje kredibile, nga të cilat varet stabiliteti i shtetit”, tha kryetari i LSDM-­së Zaev, qëndron në kumtesë. Në takim u bisedua edhe për arsyet për shkak të së cilave vonohet me këto dy kushte kyçe që të mund të organizohen dhe të zbatohen zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe sipas nevojës çështjet të zgjidhen në mënyrë cilësore dhe efikase.

Zaev në takim sqaroi një pjesë të Programit të LSDM­-së në fokusin e të cilit janë nevojat e qytetarëve, vendet e punës përmes zhvillim real ekonomik, sistemit të mirë gjyqësor që do të garantojë drejtësi jo selektuese për qytetarët dhe investitorët dhe institucionet që do ta kthejnë besimin e qytetarëve në sistemin shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button