Rama: Nuk na duan, por të na marrin të keqen

Kryeministri Edi Rama e sulmoi opozitën sot nga Shkodra ku dnodhgej në një takim për anëtërësime të reja në Partinë Socialiste.

“Unë e di shumë mirë që nuk na duan, por se s’na duan na e marrin edhe të keqen, do thonë se e kemi mbushur Pallatin e Sportin me administratë, ndërkohë që e gjithë administrata e Shkodrës, aq sa ka nuk mbush dot as gjysmën, pavarësisht se një pjesë e administratës e ka opozita. Fakti që ata vijnë në këtë takim dhe disa vijnë për herë të parë në Partinë Socialiste është komplimenti më i shkëlqyer që i bëhet qeverisjes sonë. Pavarësisht se na duhet të bëjmë reforma që nuk u bënë në 20 e kusur vitesh”, tha Rama.

Sipas tij, “prurjet në Partinë Socialiste janë më të mëdha se asnjëherë më parë. Kjo tregon se besimi tek Partia Socialiste nuk është lënduar, jo vetëm shpresa nuk është dobësuar”.

Rama permendi reformat e ndërmarra veçanërisht në fushën e energjisë, që sipas tij, nëse do të ishte kryer në kohën e duhur do të kishin investuar për dekadat të tëra me arsim, shëndetësi dhe në bujqësi.

“Sikur 20 vite më parë qeveritë të thonë se nuk prodhojmë më libra që nuk i merr vesh dreqi, jo më mësuesit dhe nxënësit. Ne kemi futur në arsimit parauniversitar libra të Oksfordit, të Kembrixhit. Sikur t’i kishim futur, sot do të kishim 1 milionë njerëz më të shkolluar. E njëjta gjë me universitetet. Sikur të mos ishim bërë vendi më qesharak në Evropë me 7 herë më shumë universitete se Britania e Madhe, por të kishim hapur rrugën për arsimin profesional, ne sot nuk do ishim një vend qesharak me numrin më të madh të juristëve për kilometër katror”, theksoi kryeministri.

Ai tregoi nje histori qe e ka permendur edhe me pare: Nuk hipën dot në taksi se shoferi është jurist, nuk shkon dot në kafe se kamerieri është jurist. Para ca kohësh takova një kamerier dhe më tha na gjej një punë. Çfarë ke studiuar?-i thashë, “Jurist, si të gjithë shqiptarët”-më tha.

“Ky kryetar bashkie (i Koplikut) ka sjellë një projekt mbresëlënës, Kopliku pas një viti do të jetë një realitet plotësisht i rregulluar. Nga një qytet që u katandis në një katund pa lidhje, do të bëhet një qytet që do të jetë zemra krenare e Malësisë së Madhe, tha Rama.

Ai iu përgjigj edhe akuzave të kryebashkiakes së Shkodrës, duke theksuar se nëse quhet diskriminim që investohen 15 milionë euro, “do të vazhdojmë ta diskriminojnë”.

“Ata që thonë se jemi me Vllazninë, e lanë atë të luante në një fushë si fushe stalle. Ne nuk e duam Vllazninë ashtu, por si skuadrës të krenarisë sonë.

Unë kam pas fatin të luaj këtu basketboll dhe të rrihem disa herë. Pallatin e Sportit do t’ia bëjmë Shkodrës siç e meriton. Ky apo një tjetër ne do ta bëjmë.

Rama u ndal edhe tek Fototeka Marubi, duke theksuar se atë e nxori nga një bodrum. “Po të ishin për ata, atë e kishte marrë Buna”.

“Me rastin e Ditës së Evropës unë do të vij këtu dhe do ta marr për krahu Voltanën (kryebashkiaken) dhe të inaugurojmë muzeun e ri. “, tha Rama.

Duke folur per PS-ne, ai theksoi se “Na duhet një Parti Socialiste më e fortë sepse duhet t’i çojmë reformat përpara dhe të mos dëgjojmë as majtas dhe as djathtas. Nuk duhet të dëgjojmë

asnjë zë që rri duke u ankuar, duke na sharë, duke na u kundërvënë. Këto reforma nuk përcaktojnë fatin e zgjedhjeve të ardhshme”. theksoi kryeministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button