Këshilli për siguri: Mbledhje me përbërje të zgjeruar në Vilen Vodno

Në vilën Vodno filloi mbledhja e Këshillit nacional për siguri në përbërje të zgjeruar, që e thirri presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në mbledhjen e Këshillit për siguri, siç informojnë nga kabineti i Ivanovit subjektet e sistemit për menaxhim me kriza të angazhuara për preventivë dhe përballje me gjendjen e krizës, do ta informojnë presidentin Ivanov dhe anëtarët e Këshillit për siguri për kërcënimin nga migrimi ilegal që vjen nga territori i Bashkimit Evropian dhe Zonës së Shengenit, si dhe me mundësitë për zhvillim të kërcënimit dhe rritje të rreziqeve.

Në mbledhjen e Këshillit për siguri janë ftuar të marrin pjesë kryetari i Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanoski, kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev, ministri i Mbrojtjes, Zoran Joleëski, minsitri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe anëtarët e KS-së, Veli Kreci, Flora Kadriu dhe Naser Sejdini.

Presidenti Ivanov, në pajtim me Rregulloren për punën e Këshillit për siguri, në mbledhje i thirri edhe udhëheqësin e Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, Nikolla Todoroë, ministrii Financaëe, Zoran Staëreski, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, shef i Shtatmadhorisë së Armatës së RM-së, gjeneral nënkoloneli, Metodija Veliçkovski, drejtoreshën e Qendrës për menaxhim me kriza dhe udhëheqëse e Grupit për vlerësim, Suzana Saliu, drejtori i Agjencisë për zbulim, Naqe Çulev, drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Ljupço Andonovski, drejtori i Byrosë për siguri publike, Goranço Savovski dhe kryetari i Komisionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e RM-së, Sasho Aqimovski.

Në mbledhje të Këshillit për siguri, të pranishëm janë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, përderisa partitë politike BDI dhe PDSH përfaqësohen nga Talat Xhaferi dhe Imer Aliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button