Maqedoni, keqpërdorim i personave me nevoja të posaçme

Me rastin e 8 Marsit, përfaqësues të Organizatës Komunale të Grave në Resnjë, së bashku me bashkëshorten e kryebashkiakut Sonja Strezovska, e vizituan Qendrën Ditore për personat me nevoja të veçanta, të dielën më 6 mars.

Siç thuhet në statusin në Facebook të kryetarit të komunës së Resnjës, Gjoko Strezovski, qëllimi i vizitës ishte për të zbukuruar përditshmërinë e shfrytëzuesve.  Me komentin e paraqitur, janë vendosur edhe dy fotografi me personat me nevoja të posaçme.

Sipas normave etike, për fotografimin e njerëzve me aftësi të posaçme dhe botimin publik të fotografive, duhet kërkuar leje nga drejtori i Qendrës për Punë Sociale, sidomos nëse këto fotografi botohen në rrjetet sociale dhe mediat.

Gazetari qytetar nga Resnja, në bisedë me drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale, është njoftuar se prej saj nuk është dhënë leje për të xhiruar, gjatë vizitës së të mbrojturve në Qendrën Ditore nga anëtarët e Organizatës Komunale të Grave.

Kështu, personat me nevoja të posaçme në Resnjë janë abuzuar për qëllime të fushatës parazgjedhore të VMRO DPMNE-së, kuadër i së cilës është kryetari i komunës Strezovski.

Kjo përmbajtje botohet në kuadër të raundit të dytë të konkursit “Bëhu gazetar qytetar” i projektit “Objektivi qytetar” të CIVIL, i mbështetur nga National Endowment for Democracy. Përmbajtja e këtij kontributi është redaktuar minimalisht nga redaksia e CIVIL Media, në përputhje me konceptin e projektit dhe të ueb-faqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button