Forcat e Armatosura të Turqisë ofensivë ajrore në veri të Irakut

A – Nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftohet se me një ofensivë ajrore janë shkatërruar 18 pozicione të organizatës terroriste në rajonin Kandil dhe Gara në veri të Irakut raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga Shtabi i Përgjithshëm theksohet se si rezultat i zbulimeve në Irakun Verior u ndërmor ofensivë ajrore ndaj objektivave të përcaktuara të organizatës terroriste separatiste në rajonet Kandil dhe Gara.

Në ofensivën e ndërmarrë gjatë orës 03.20-05.30 kanë marrë pjesë nëntë avionë luftarakë F-16 dhe dy F-4 2020 ku janë qëlluar depot e municioneve, bunkerët dhe strehimoret e organizatës terroriste separatiste.

Ndër të tjera theksohet se avionët luftarakë në 30 të shtëna kanë qëlluar në shenjë 18 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste separatiste duke i shkatërruar ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button