Policia maqedonase ka arrestuar mbi 30 gazetarë dhe aktivistë në kufirin jugor

Mariana Karkulaki, gazetarja greke që raporton për krizën e refugjatëve në Greqi, në profilin e vet në twitter ka njoftuar se foto-reporteri Dimitri Tosidis dhe 30 gazetarë dhe aktivistë të tjerë janë arrestuar nga forcat maqedonase të sigurisë në kufirin maqedono-grek.

“URGJENT: foto-reporteri Dimitris Tosidis është arrestuar nga ushtria maqedonase, gjatë raportimit për kalimin e refugjatëve. Më shumë se 30 gazetarë dhe aktivistë janë arrestuar, por Dimitri njofton se të gjithë janë mirë. Ata duhet të paguajnë dënim nga 250 euro”, shkruan Karkulaki në profilin e vet në twitter, transmeton agjencia Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button