Lamtumirë Shqipëri, De Biasi bëhet trajner i Italisë?

Gianni De Biasi është kandidat për ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Italisë pas Euro 2016
Federata Italiane e Futbollit është vënë në kërkim një trajneri të ri, pasi Antonio Conte do të largohet nga Azzurrët, pas Euro 2016, pasi do ta marrë drejtimin e Chelseas.

Sipas programit “La Domenica Sportiva”, në televizionin shtetëror RAI, në garën për zëvendësuesin e Contes është Gianni De Biasi.

Madje, trajneri i Shqipërisë duket se ka shanse reale për të marrë një telefonatë me një ofertë konkrete nga presidenti i FIGC, Taveçhio.

Përveç De Biasit, kandidat për ta marrë drejtimin e Italisë janë edhe: Roberto Donadoni, Walter Mazzarri, Claudio Ranieri dhe Fabio Capello

Por, ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani deklaroi se Italia nuk e ka të lehtë ta marrë strategun italian, pasi Shqipëria nuk do ta lëshojë lehtë.

“De Biasi në krye të Italisë? Do të ishte vërtetë e vështirë ta largosh nga Shqipëria. Gjithsesi, nuk e kemi diskutuar asnjëherë këtë çështje”, tha ndër të tjera Paolo Tramezzani në programin “La Domenica Sportiva”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button