Ky është telefoni më i mirë i momentit (FOTO)

Kanë pak ditë që kanë dalë në shitje dhe kanë marrë vlerësimet maksimale nga ekspertët e teknologjisë. Dy modelët e rinj të smartphone –ve të Samsung, Galaxy S7 dhe S7 Edge, konsiderohen si telefonat më të mirë të momentit.

Por sipas portalit mbi teknologjinë “Engadget”, vlerëson maksimalisht versionin Galaxy S7 Edge, për risitë që gjigandi i teknologjisë i ka shtuar këtij modeli.

Këtë vit, ekrani i lakuar i S7 Edge vjen me disa përmirësime në program që e bën këtë ekstra ekran edhe më funksional.

edge

Ky smartphone vjen më dizajn të thjeshtë për t’u mbajtur në dorë, kundra ujit, me kamera të përmirësuar, bateri më të madhe, parametra më të fuqishëm dhe me vend për kartë microSD.

edgebrenda

Galaxy S7 Edge është i ngjashëm me S7 e rregullt, që kushton 650 dollarë, por me ekran më të madh e të lakuar dhe kushton pak më shumë (750 dollarë). Megjithatë, sipas ekspertëve, për pak para më shumë ia vlejnë për këtë model./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button