Vashat e Çairit pa problem fituan Kërçovën
Vashat e KH Çairi nga Shkupi kanë shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të Ligës hendbollistike të Maqedonisë, grupmosha e të rinjve, duke e mundur ekipin e Kërçovës me rezultat 21:19 (11:4).
Vashat nga Çairi e kishin filluar shumë mirë ndeshjen, edhe pse sapo kishin ardhur nga një turnir shumë të fortë nga Kosova. Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me një epërsi shumë të lartë me gjashtë gola diferncë në të mirë të çairaseve, ndërsa në pjesën e dytë si duket erdhi në shprehje lodhja, por duke e lënë që ndeshja të përfundojë me diferencë vetëm prej dy golave 21:19.
Në këtë ndeshje më e spikatura të KH Çairi ishte Ena Drpljanin e cila shënoi plot 11 gola, më pas me 7 gola në listë ishte Arlinda Dinarica, dy të tjerë shënoi Leonora Rrahmani dhe një Ema Drpljanin.
Si më të dalluara në këtë ndeshje ishte portierja e shkupjaneve, Mirlinda Dinarica e cila kishte 14 mbrojtje, pastaj dy henbollistet më efikase Ena Drpljanin dhe Arlinda Dinarica.
Duhet potencuar së në këtë ndeshje mungesë e madhe e Çairit ishte Melisa Ajdini, e cila shkaku i lëndimit që kishte marrë në turneun në Gjakovë nuk luajti. KH Çairi tani mban pozitën e tretë në tabelë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan me 26 mars kundër ekipit të Gjorçe Petrov. / Portalb /