Ja si u festua goli dhe fitorja e Shkupit ndaj Sileksit (Video)

Derbi i javës së 22-të në Ligën e parë të Maqedonisë në futboll është luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup, ku skuadra bardhekaltër ka vazhduar me paraqitje të suksesshme në këtë kampionat duke marrë tri pikë ndaj Sileksit dhe duke u ngjitur në pozitën e tretë. Shkupi ka fituar falë një goli në minutën e 48-të, të shënuar nga Filip Petkovski, për të cilin është dhe goli i parë zyrtar në fanellën e bardhekaltërve.

Ndeshjen e kanë përcjellë më shumë 3000 shikues, ndërsa ju sjellim videon ku mundë të shikoni golin e shënuar nga Petkovski dhe deklaratat e trajnerëve, atë të Shkupi Visar Ganiu dhe të Sileksit Momçillo Mitevski, ndërsa në fund të ndeshjes tifozët “Shvercerat” dhe futbollistët e FC Shkupi u përshëndetën në stilin e tyre të zakonshëm që e bëjnë pas secilës ndeshje. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button