Kocevski: “Jugohrom” të tregojë më shumë përgjegjësi shoqërore

Toni Kocevski, kryetari i Komunës së Jegunovcit, ka shprehur shqetësim për përgjegjësinë e ulët shoqërore që e ka treguar fabrika e “Jugohromit” në periudhën e kaluar, transmeton Portalb.

Ai tha se menaxhmenti i “Jugohromit” nga fitimi i saj nuk ka ndarë mjete për përmirësimin e ambientit në Jegunovcë.

“Disa herë është prolonguar afati për vendosjen e filtrave në oxhaqet. Fabrika përdor ujë pa pagesë, përdor hapësirë parkingu pa pagesë, ndërsa si këmbim nuk kemi asnjë mbështetje, së paku për përpunimin e një projekti ekologjik”, theksoi Kocevski.

Nga udhëheqësia e “Jugohromit” thonë se janë të hapur për bashkëpunim me komunën për çfardo projekti që është në dobi të banorëve të kësaj ane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button