Janakievski: Pajtueshmëria për planet urbanistike do jepet në rrugë elektronike

Ministri për  Transport dhe Lidhjeve Mile Janakieski, sot  paralajmëroi lëshimin  elektronik  të pajtueshmërisë për planet urbanistike. 

Siç tha ai,  me këtë maksimalisht do të lehtësohet dhe përmirësohet procesi i punës dhe efektiviteti gjatë procesit të kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe implementimi i Ligjit për ndërtim.

Janakieski,  bëri thirrje që komunat sa më shpejt që është e mundur t’i përfundojnë lëndët në pjesën e legalizimit dhe implementimit të Ligjit për ndërtim në interes të qytetarëve.

Janakieski,  informoi për projektet infrastrukturore, të cilat i realizon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me theks të veçantë në projektet për përmirësimin e rrjetit rrugor në vend, infrastrukturën komunale, si dhe projektet nga sektori hekurudhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button