Sheqerinska: qëllimi është që të rinjtë të qëndrojnë dhe të punojnë këtu

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në një debat në Negotinë deklaroi se problemet e të rinjve në këtë qytetet janë të njëjta me problemet e të rinjve në të gjithë Maqedoninë, ndërsa ato janë papunësia e madhe, arsimi i rrënuar si dhe kushtet e këqija për studim. Ajo deklaroi se qëllimi i LSDM-së është që të rinjtë të qëndrojnë dhe të punojnë këtu.

“I gjithë programi prej fillimi deri në fund ka për qëllim që personave të lindur në Maqedoni t’u ndihmohet dhe të qëndrojnë në vendin e tyre. Nuk duhet të jesh shumë i zgjuar për të ditur se gjërat më të rëndësishme janë vendet e punës, dhe vetëm vendet e punës. Kjo është ajo që do t’i mbajë të rinjtë dhe më të vjetrit në shtet. Megjithatë, jo çfarëdo pune sa për t’u regjistruar në  Entin shtetëror të statistikës”, tha Radmilla Sheqerinska, Nënkryetare e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button