Të neveritur nga kaosi në institucionet, qytetarët vazhdojnë të raportojnë parregullsitë

Pavarësisht vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të mos për të kryer verifikimin në terren të paraqitjeve nga qytetare(ë)t për parregullsi të shumta në Listën e Zgjedhësve, tregimeve për mangësitë nuk ndalen së arrituri në adresën e CIVIL – Qendrës për Liri.
Këto janë vetëm disa prej informatave të cilat CIVIL ka marrë dje dhe sot. “Sapo vura re, u paraqita në KSHZ, prej atje më dërguan të drejtohem në MPB, e ata përsëri më drejtuan të adresoj KSHZ-në … në rr. “Luka Gerov” nr 11, e cila është adresa ime, ka të regjistruar 12 votues, të cilët kurrë, në asnjë bazë, nuk kanë jetuar në shtëpinë time”, thuhet në një nga raportet që ka marrë CIVIL. Për të njëjtën rrugë, në Listën e Votuesve ka edhe një problem tjetër: “Po ashtu, kam vënë re edhe – hyrjen numër 3, banesa nr. 7. E shtëpia ka vetëm dy hyrje dhe gjithsej 9 votues, ndërsa janë të regjistruar 21! ”

CIVIL ka marrë edhe një paraqitje nga Koçani. Në rrugën “Vëllezërit Stavrevi” nr. 6, përveç familjes katëranëtarëshe e cila jeton atje, sipas Listës së Zgjedhësve, nga kjo adresë votojnë edhe katër persona tjerë.

“Adresa ku jetoj tërë jetën, Çairska nr. 3 në komunën e Çairit, sipas Listës së Votuesve,  jetojnë edhe njerëzit B.E. dhe B.S. Unë kam raportuar rastin në zyrën e KSHZ në Çair, ku më kanë thënë se do ta procesuojnë mëtutje”, thuhet në paraqitjen e një qytetari nga Shkupi.

CIVIL do të paraqesë të gjitha njohuritë e organizatës për dobësitë në Listën e Votuesve në KSHZ, dhe po ashtu u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve për të bërë të njëjtën gjë. Këto raste mund të raportohen edhe në CIVIL me printskrin dhe me një shënim të shkurtër në lidhje rastin.

Paraqitjet tuaja për votuesit fantazma, si dhe për problemet dhe parregullsitë  tjera mund të raportohen  në [email protected]  ose në telefonat  02/520 9176 dhe 075/565 830.

CIVIL e vëzhgon procesin zgjedhor përmes projekteve “Përpara!”, “Zgjedhjet e lira për qytetare(ë) të lirë” dhe “Objektivi qytetar.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button