Uzunov: Kthimi i klasës së mesme prioritet i LSDM-së

Nënkryetari i Socialdemokratëve Vanço Uzunov në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”, ka prezantuar vizionin e LSDM-së, për një shoqëri me një klasë të mesme e cila do të ketë një stabilitet financiar dhe të ardhme të sigurt.

Sipas këtij vizioni të prezantuar nga Uzunov, por që njëherit po proklamohet edhe në aktivitetet partiake të kryeartit Zoran Zaev, synohet që pjesa më e madhe e shoqërisë t’i takojë klasës së mesme,  një vend të punës dhe të ardhura me të cilët do të mund të  planifikojnë buxhetin  familjarë në mënyrë të parashikuar duke mos kërkuar mëshirë nga qeveritë.

Ai foli edhe për propozim-masat e LSDM-së, si zvogëlimin e gjobave për kundërvajtje, kthimin e TVSH-së për 15 për qind, për të cilat pohon se nuk janë nxjerrë nga dora ashtu siç dikush dëshiron ti quajë dhe paraqesin interes të madh nga qytetarët të cilët i mirëpresin këto ide.

Sipas tij, këto masa nënkuptojnë shpërndarje të drejtë të pasurisë ndërsa qytetarët e varfër do ti largojë nga pozicioni i varfërisë, nuk do ti bëjë të pasur, por do ti shndërrojë në klasë të mesme.

“S’do të ketë shpenzime për kurrfarë përmendoresh, mermerë dhe tulla në ndërtesa dhe punë të tilla. Do të investohet në infrastrukturë, rrugë, autostrada, hekurudhë, energjetikë dhe një pjesë e madhe e investimeve që do të thotë rritje të produktivitetit në sektorin privat, jo të qeverisë, jo të sektorit publik, por në sektorin privat që të mund ky sektor të punësojë qytetarë dhe të paguajë paga më të larta në të ardhmen”, thekson Uzunov.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button