Pas Kanadasë Poposki në Paris për mbështetje nga Franca

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki pas vizitës disaditore në Kanada, niset për në Paris ku nesër do të ketë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Loran Fabius.

Sipas Kej d’Orsejit francez, të dy ministrat do të bisedojnë për afrimin evropian të Maqedonisë dhe çështjet kryesore ndërkombëtare. Do të bisedohet edhe për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale, në suaza të vazhdimit të samitit rajonal nga Bërdo, Slloveni, kur presidenti francez, Fransoa Oland paralajmëroi stimulim të ri në marrëdhënieve me të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor.

Ky do të jetë takimi i parë zyrtar i ministrave të Punëve të Jashtme të Francës dhe Maqedonisë pas një kohe të gjatë, pasi pas takimit të Fransoa Oland dhe presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Bërdo erdhi deri te intensifikimi i dialogut politik në nivel më të lartë mes të dy vendeve.

Oland atëherë deklaroi se Franca është e gatshme të ndihmojë në kërkimin e zgjidhjes për kontestin e emrit Greqi-Maqedoni, duke pasur parasysh edhe marrëdhëniet e afërta që i ka me Greqinë.

Një diplomat i lartë anonim francez pohon se angazhimi i Fransoa Oland është i “sinqertë” me ç ‘rast thotë se presidenti francez me vullnetin e tij të ndihmojë në zgjidhjen e kontestit “nuk ka pranuar që të luajë rolin e ndërmjetësuesit dhe me këtë ta zëvendësojë përfaqësuesin e KB-së për këtë çështje”.

Deklarata e Oland lidhur me Maqedoninë ishte angazhimi i parë publik i një përfaqësuesi të lartë të shtetit francez në drejtim të zgjidhjes së kontestit me ermin, pas Zhak Shirakut gjatë zgjedhjes së tij në vitin 1995. Ndërsa gjatë mandatit të Nikolla Srakozit, Parisi haptas qëndroi në anën e Athinës.

Vetëm disa javë pas hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian, presidenti francez,  Fransoa Oland, porositi se “dyert e Evropës mbeten të hapura për kombet nga Ballkani të cilat janë të gatshme të luajnë në letrën e pajtimit, bashkëpunimit rajonal dhe zbatimit të reformave të nevojshme”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button