1600 refugjatë mbeten të bllokuar në kufirin serbo-maqedonas

Nga mbyllja e kufijve grupe refugjatësh vazhdojnë të mbeten të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë, duke bllokuar çdo rrugë drejt Evropës. Rreth 1100 refugjatë kanë mbetur të bllokuar në këtë kamp në anën maqedonase në kufi me Serbinë ndërsa mbi 500 të tjera po qëndrojnë në qiell të hapur në tokën mes dy shteteve, shkruan Shekulli.

Emigrantët menduan se janë shumë pranë kalimit në Evropë dhe se kalimi i këtij kufiri, është pengesa e fundit.

Ndërkohë në një kamp të ngritur në Preshevë, mbi 650 refugjatë presin prej më shumë se 2 javësh për të kaluar. Qeveria serbe i ka premtuar se ato do të largohen brenda 72 orëve drejt Kroacisë por tashmë që kufijtë e tjerë drejt Evropës janë mbyllur, ata kanë mbetur pa asnjë shpresë.

“Duam t’ja lehtësojmë jetën këtu. Sepse e ardhmja e tyre është e panjohur, ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me ta. Duam thjesht që këtu të ndihen të sigurt dhe të qetë” tha Nemanje Bozovic, drejtuesja e kampit të refugjatëve.

Edhe ata që kanë dokumente të rregullta i duhet të presin.

“Ata nuk mund të kthehen më në Maqedoni, por as nuk mund të ecin më tej drejt Kroacisë. Ndaj kanë ngecur këtu, ndoshta për një periudhë të gjatë” shtoi ajo.

Ushtarë të armatosur rrethojnë kampin në Preshevë. Refugjatët qëndrojnë në radhë edhe në mbrëmje, me shpresë se kufiri mund të hapet qoftë edhe për pak minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button