SHBA, anulohet tubimi i Trump-it për arsye sigurie

Para tubimit të pretendentit për kandidat të republikanëve në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, Donald Trump, në Chicago janë regjistruar incidente, raporton Anadolu Agency (AA).

Miliarderi dhe biznesmeni Trump para fushatës zgjedhore në shtetin amerikan të Illinois-it po përgatitej për të mbajtur një tubim në sallën e Universitetit të Illinois-it, si pjesë e fushatës në Çikago. Me atë rast u mblodhën qindra njerëz dhe demonstruan kundër politikave të tij për “çështjen e refugjatëve” dhe për “paraqitjet raciste”.

Protestuesit u mblodhën brenda dhe jashtë sallës, me ç’rast ekipet e caktuara për fushatën e Trump-it, vendosën që për arsye të sigurisë të anulojnë tubimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button