Gjashtë të akuzuarit e rastit “Celula” e kanë pranuar fajin

Në seancën e sotme publikë për shqyrtimin e aktakuzës për rastin “Celula”, gjashtë persona nga gjithsej 11 të akuzuarit që ngarkohen për rekrutim të shtetasve të Maqedonisë për të luftuar në anën e “Shtetit Islamik” në Siri, transmeton Portalb.

I akuzuari i parë, Rexhep Memishi, Fazli Sula, Muhamed Shehu, Sejfulla Edemovski, Ahmed Dardhishta dhe Resul Saiti, ashtu siç njofton Akademik.mk, kanë deklaruar se ndjehen fajtor dhe kërkojnë në pajtim me Prokurorinë, t’u caktohet dënimi.

Gjykata i drejtoi të akuzuarit që në afat prej 15 ditë të arrijnë marrëve me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, transmeton Portalb.

Pesë të akuzuarit tjerë, përpara Këshillit Gjyqësor për vlerësimin e aktakuzës kanë thënë se nuk ndihen fajtorë, mes tyre edhe Stefan Stefanovski, i cili theksoi se ai është person mjekësor i cili gjatë shkollimit të tij ka mësuar se çdokujt duhet t’i ndihmohet, pa dallim të përkatësisë fetare apo kombëtare.

Përndryshe, aksioni “Celula”, u realizua më 6 gusht të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button