Qeveria solli vendim për punësimin e 112 ish ushtarëve profesionistë

Në seancën e fundit, Qeveria solli vendim dhe plan aksionar me të cilin 112 ish ushtarë profesionistë të ARM-së do të punësohen nëpër institucionet shtetërore, njoftoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, njofton Portalb.

Gjorgjiev shtoi se bëhet fjalë për 112 ish ushtarë profesionist që u ka mbaruar shërbimi në Armatën e Republikës së Maqedonisë për shkak të plotësimit të moshës së kufizuar, gjegjësisht 38 vjet, që sipas marrëveshjes, pas kësaj moshe ushtarët nuk mund të vazhdojnë të shërbejnë në ARM, praktikisht mbesin pa punë, ndërkaq sipas ligjit të njëjtët kanë paraqitur kërkesë për punësim dhe i kanë plotësuar kushtet që të punësohen.

“Në pajtueshmëri me vendimin qeveritare dhe planit aksionar 112 ish ushtarë profesionist të ARM-së, do të punësohen në institucionet shtetërore: 19 persona do të punësohen në institucionet e Shëndetësisë; 19 person në Drejtorinë për kryerjen e sanksioneve; 45 në Ministrinë e Drejtësisë, në Policinë gjyqësore dhe 29 në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërkaq një pjesë e tyre do të mbesin në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe institucionet tjera”, tha Gjeorgjiev.

Është e paraparë që ish ushtarët të punësohen në institucionet për të cilat janë të përgatitur profesionalisht, ndërkaq gjatë caktimit të vendit të punës mbahet llogari edhe aspekti territorial, gjegjësisht personat në fjalë të punësohen në vendet më të afërta prej vendit ku jetojnë ato. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button