Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike
Konsumatorët e vendosur në rrugën “Garsia Lorka” në komunën e Shuto Orizares nesër prej orës 9 deri në 14 do të jenë pa energji elektrike.
Prej orës 8:30 deri në orën 9:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në pjesën te skela “Dimitar Vllahov”, ndaj kishës “Shën Mëria”, rruga “Pitu Guli” dhe kishën “Shën Mëria” në komunën e Qendrës.
Pa furnizim me energjinë elektrike prej orës 10:30 deri në orën 14 do të jenë konsumatorët e rrugës “Isaija Maxhovski” prej nr. 8 deri në nr.38 në komunën e Karposhit, prej 9:30 deri në orën 15 konsumatorët e rrugës “Luka Gerov” – nënrrugët 12,14 dhe 16 dhe komuna e Gjorçe Petrovit.
Në periudhën kohore prej orës 9 deri në orën 13:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “4” në fshatin Katllanovë, komuna e Petrovceit, ndërsa prej orës 9:30 deri në orën 15 një pjesë e konsumatorëve dhe objekteve në Rrugën e Kaçanikut përmes qarkores, fshatrat Bllacë, Stenkovec dhe vendkalimin kufitar Bllacë në komunën e Çuçer Sandevës.
Prej orës 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Radishanska”, përballë tregut në lagjen Radishan, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14:30 konsumatorët e bulevardit “Kristian Todorovski-Karposh”, Poliklinika e Bit Pazarit dhe Dyqanxhiku në komunën e Çairit.
Prej orës 7 deri në orën 8 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit Hasanbeg dhe të rrugës për në fshatin Haraçinë.
Siç njofton Qendra rajonale për ballafaqim me kriza të Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve teknike në elektrosistem.