KEMM me të dhëna konkrete, 14 mediume i shkelin rregullat e gazetarisë

Disa nga mediumet edhe pse e kanë nënshkruar Kartën për raportim etik, ata vazhdojnë që ta shkelin Kodin e Gazetarëve, njoftojnë nga Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë (KEMM), raporton Portalb.

“Ne si Këshill për Etikë presim që të gjithë nënshkruesit e Kartës të kenë kujdes ndaj parimeve të vërtetësisë de objektivitetit, për balancim gjatë raportimit, për dallim të qartë mes informatave dhe komenteve, për parimet të ndershmërisë dhe neutralitetit. Kemi shpresuar se nënshkrimet nuk do të ngelin si shkronja të vdekura në letër. Por, disa ditë pas nënshkrimit të Kartës, Këshilli për Etikë patjetër u desh që të del në publik në lidhje me disa raste të raportimit jo-profesional të disa mediumeve të caktuara”, tha kryetari i Komisionit për Ankesa në KEMM, Mirçe Adamçevski.

Ai potencoi se më 4 mars, Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë, pas rasteve të fundit në Butel, përsëri i përkujtoi mediat për përgjegjësi, kujdes, objektivitet, vërtetësi dhe raportim të besueshëm për publikun.

Gjithashtu nga KEMM bëjnë thirrje që në raste të situatave të tensioneve, roli i mediave është që t’i qetësojnë dhe të bëjnë thirrje në mbajtjen e rendit dhe qetësinë publike dhe t’i transmetojnë informatat pa spekulime ose selektim të ndodhive.

Sipas drejtoreshës së KEMM, Marina Tuneva, vetërregullimi  mbron të drejtën e mediave që të jenë të pavarura dhe të mos jenë të kritikuara për gabimet nga ata që e kanë fuqinë, gjegjësisht pushteti, por nga kolegët e tyre.

“Gjatë periudhës kur edhe më tej vërehen tendenca të raportimit jo-profesional, veçmas është rëndësishme që ta theksojmë rëndësinë e vetërregullimit, sepse vlerësojmë se nuk mund të ekzistojë ligj më i lartë në gazetari nga ajo që të tregohet e vërteta dhe të raportohen në mënyrë të balancuar. Nëse respektohet vetërregullimi do të respektohet edhe ideja për daljen nga situata në të cilën mediat janë të kontrolluara nga pushteti dhe politikanët dhe do të hyjnë në situatë ku ata do të kontrollohen nga shoqëria civile”, tha Tuneva.

Sipas të dhënave të reja të KEMM-së, në periudhën prej nënshkrimit të Kartës për raportim etik, Komisionit për Ankesa ka punuar për mbi 20 ankesa. Nga to, 11 ankesa janë paraqitur për raportim të pavërtetë dhe të padrejtë, shpifje dhe shkelje të privatësisë. Në 6 ankesa për raportim të pavërtetë dhe të padrejtë dhe shpifje, 4 ankesa për raportim të pavërtetë dhe të padrejtë dhe 1 ankesë është paraqitur për raportim të pavërtetë.

Komisioni i ka rishikuar ankesat dhe 1 prej tyre është rregulluar nëpërmjet ndërmjetësimit, ndërkaq për 11 media është sjellë vendim për shkeljen e Kodeksit të Gazetarëve në Maqedoni, edhe atë të neneve 1, 4, 13 dhe 14.

“Gazetarët e caktuar spekulojnë, nuk i vërtetojnë informatat, nuk e citojnë burimin e informatës, nuk bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit dhe harrojnë se raportimi i procese politike, veçmas të zgjedhjeve, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar, të mos diskriminohet”, shtojnë nga Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë.

Sipas strukturës së mediumeve për të cilat ka diskutuar Komisioni gjatë shkurtit, pjesa më e madhe, gjegjësisht 14 janë portale interneti, 4 televizione dhe media të shtypit.

Rastet konkrete dhe vendimet e plota mund të shihen në ueb-faqen zyrtare të KEMM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button