Hovit për Maqedoninë: Ose mbajeni demokracinë ose tërhiqet rekomandimi për BE

Eurodeputeti britanik Riçard Hovit ka porositur se Maqedonia ose do të mbajë demokracinë, ose do të tërhiqet rekomandimi për anëtarësim në BE.

Ai këtë porosi e ka dhënë në profilin e tij në twitter, ndërsa paraprakisht në Parlamentin Evropian theksoi se në Maqedoni ka krizë serioze politike ku nuk është sjellë në pikëpyetje Evropa, por përkushtimi ndaj demokracisë. Sipas tij, reformat në media janë të domosdoshme për të pasur zgjedhje fer dhe demokratike.

Hovit i quan të pavërteta pretendimet e VMRO-DPMNE-së se ka marrëveshje për të mos pasur reforma në media dhe vlerësime zgjedhore. Ai tha se këto çështje nuk kanë qenë aspak, pjesë e ndonjë marrëveshjeje, siç pretendohet nga ajo parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button