Sot shënohet Dita botërore e veshkës

Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkët “Nefron” në bashkëpunim me Shoqatën e Maqedonisë për nefrologji, dializë, transplantim dhe organe artificiale sot do ta shënojë Ditën botërore të veshkës, njofton MIA.

Manifestimi qendror do të mbahet në Spitalin e përgjtihshëm të qytetit “8 Shtatori”, ndërsa do të organizohet edhe punëtori edukative dhe garë sportive në shkollën fillore “Kliment Ohridski” në Ohër.

Ditëve të fundit në suaza të shënimit të Ditës botërore të veshkës u mbajt punëtori edukative dhe diskutime në të cilat ishin ndarë  materiale edukative me qëllim që të ngritet vetëdija te popullata për sëmundjet e veshkëve dhe parandalimin e tyre.

Këtë vit, theks është vendosur në parandalimin, ndërsa motoja është “Fëmijët & sëmundjet e veshkëve – vepro në kohë që t’i ndalosh”.

Dita botërore e veshkës (WKD) është ngjarje e inicuar nga ana e Shoqatës ndërkombëtare për nefrologji (ISN) dhe Federata ndërkombëtare e fondacioneve të veshkëve (IFKF).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button