Lulzim Basha viziton sot Kosovën, ja axhenda e plotë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë dhe do të takohet me personalitete të ndryshme në vend.

Mediat kosovare njoftojnë se Basha, vizitën e ka filluar me vendosjen e një kurore me lule tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe më pas me një vizitë në familjen e tij.

Po ashtu, Basha do të takohet edhe me Presidentin në ardhje, Hashim Thaçin; me Presidenten aktuale, Atifete Jahjagën; me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin; me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin; me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn; me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin dhe me personalitete të tjera të jetës politike dhe publike.

Po ashtu, Basha do të bëj homazhe në memorialin e ri kushtuar Epopesë së UÇK-së dhe Komandantit Adem Jashari. Ai do të takojë pjesëtarë të familjes Jashari. /albeu.com/

Ja axhenda e plotë:

“Vendosja e një kurore me lule në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova (Kryetari pritet nga vajza dhe djali i Presidentit Rugova).

08:15 – Vizitë në familjen Rugova

08:45 – 09:25 – Takim me Presidentin e ri të sapo zgjedhur Z. Hashim Thaçi.

09:30 – 10:25 – Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z. Isa Mustafa

10:30 – 11:15 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

11:20 – 12:00 – Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Z. Kadri Veseli

12:10 – 12:45 – Takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Z. Shpend Ahmeti

15:00 Takimin me Komandantin e KFOR

15:45 – 16:30 – Takim dhe pritje nga Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Z. Ramush Haradinaj

16:40 – 17:20 – Takim me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja Z. Visar Ymeri – selia e Vetëvendosjes Prishtinë

16:50 – 17:25 – Takim me Kryetarin e Partisë Nisma për Ardhmërinë e Kosovës, Z. Fatmir Limaj.

Takim me Z. Behgjet Pacolli

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button