Ziadin Sela në aksion të dhurimit të gjakut në Strugë

Në Spitalin e përgjithshëm në Strugë sot do të mbahet aksion për dhurim të gjakut, i organizuar nga ana e Agjencisë për të rinj dhe sport dhe Organizatës komunale të Kryqit të Kuq në Strugë.

Në aksion do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Aleksander Pujovski, dhe sportist të njohur nga Struga dhe rrethina.

Qëllimi i aksion për dhurim të gjakut nuk është vetëm grumbullimi i gjakut për ata të cilët kanë nevojë, por edhe motivimi i qytetarëve  që vazhdimisht t’i përkushtohen dhurimit të gjakut për shpëtimin e jetëve njerëzore.

Lajme të ngjashme

Back to top button