Nikollovski me akuza të reja për subvencione të keqpërdorura bujqësore

­ Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot në konferencën për shtyp prezantoi dokumente për, siç tha, subvencione të keqpërdorura dhe malverzime gjatë ndarjes së tokës bujqësore.

Sipas tij, bëhet fjalë për rast lidhur me familjen e kryetarit të Komunës së Demir Kapisë, Trajçe Dimitriev. Bashkëshortja e Fimitrievit, theksoi Nikollovski, edhe pse nuk ka qenë as pronare, as drejtuese, në emër të firmës ka kërkuar dhe ka marrë rreth 100.000 euro subvencione, ka firmosur marrëveshje për cesion me Ministrinë e Bujqësisë.

“Si mundet që dikush që nuk është as pronar, as drejtues i firmës të kërkojë pagesë të njëqind mijë eurove subvencione nga shteti? Si mundet ministri Lupço Dimovski të nënshkruajë marrëveshje me person që më nuk është pronar dhe drejtues, ndërsa drejtori i Agjencisë pagesore të miratojë dhe nënshkruajë vendim për pagesë të këtyre mjeteve, ku përfundojnë këto të holla të paguara për subvencione dhe cilat institucione dhe individë janë të përzier në këtë rast”, tha zëvendësministri plotësues.

Duke e elaboruar rastin, Nikollovski theksoi se bashkëshortja e kryetarit të komunës, Violeta Dimitrova, nga 11 dhjetori i vitit 2012 kur është fshirë nga Regjistri qendror, më nuk është pronare dhe drejtuese e firmës “Koral”, ndërsa më 18 shtator të vitit 2013 ose dhjetë muaj më vonë, nënshkruan Marrëveshje për cesion, i nënshkruar nga ministri Lupço Dimovski. Pastaj, menjëherë, për vetëm një ditë, merr vendim për pagesë të mjeteve për subvencione.

Në kontekst të këtij pohimi, zëvendësministri plotësues bashkëngjiti edhe njoftim nga Agjencia pagesore, të nënshkruar nga, siç tha, ministri i atëhershëm Toni Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button