Hungaria shpall gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin, emigrantët në Slloveni vetëm me viza

Kryeministri slloven, Miro Cerar, ka pohuar se Sllovenia ka mbyllur plotësisht kufijtë e saj për refugjatët të cilët vinë nga Kroacia në mënyrë të organizuar me tren, pa viza të vlefshme të Bashkimit Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 478 mijë refugjatë kanë kaluar përmes Sllovenisë, kryesisht me tren, nga mesi i tetorit kur në rrugën e ashtuquajtur Ballkanike u përfshi edhe Hungaria.

Policia sllovene, në anën tjetër, ka thënë se nuk ka hyrë asnjë refugjat në territorin e Sllovenisë në katër ditët e fundit. Ndërkohë, dhjetëra mijëra refugjatë presin në kufirin e Greqisë me Maqedoninë.

Si rezultat i valës së refugjatëve Hungaria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Ky vend vitin e kaluar kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme vetëm në zonat më të prekura nga vala e refugjatëve. Njëkohësisht, janë dërguar forca policore shtesë dhe patrullat ushtarake në zonat kufitare.

Ministri i Brendshëm, Sandor Pinter tha se këto masa janë të “domosdoshme” në situatën aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button