Sërish sulmohet me vezë ministri Abrashi (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë përgjegjësinë për sulmin me vezë ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Ky është sulmi i dytë i këtij lloji kundër tij.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është sulmuar me vezë sot rreth 10:30. Përgjegjësinë për këtë akt e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas LVV-së, ministri Abrashi, sikurse i tërë kabineti qeveritar, është përgjegjës për situatën në të cilën gjendet Kosova.

“Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur nga KALLXO.com lidhur me sulmin, ministri Abrashi këtë veprim të aktivistëve të LVV-së e cilësoi “punë koti” dhe tha se nuk e di nëse do të reagojë apo jo.

“S’po di a me reagu a mos me reagu, se punë koti allahile, humbje kohe”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button