Përse nuk ju afrohen meshkujt?

Rezultatet e hulumtimit më të ri zbuluan të vërtetën e pakëndshme – megjithatë çdo gjë varet nga ju…

Kombinimi i veshjeve, këpucët me taka të larta, flokët e krehura bukur, madje edhe bukuria e jashtëzakonshme nuk ju janë arma më e mirë kur është fjala për të joshur një mashkull.

Mund t’ju duket e pabesueshme, mirëpo fytyra juaj është ajo që i jep sinjal gjinisë së kundërt. Mirëpo, shumica e vajzave nuk di mënyrën më të mirë për t’i dhënë dritën e gjelbër.

Rezultatet e anketës së sajtit Vinggrl kanë treguar që meshkujt i refuzon shikimi i painteresuar i vajzave. Kjo anketë ka pasur për qëllim të bëjë një eksperiment të vogël nëpërmjet rrjeteve sociale ku meshkujt i janë përgjigjur pyetjes përse gjithnjë e më pak hynë në bisedë me vajza. 55 për qind e tyre kanë thënë që mosinteresimi injorues i femrës i bënë të hezitojnë të shfaqin interesim.

“Meshkujt u frikësohen refuzimeve. Nëse femra i drejton mashkullit shikim të mërrolur, përse ai të provojë t’i ofrohet asaj”?, thotë Marni Kinris, autore e shumë publikimeve lidhur me këtë çështje.

Ajo që është edhe më e keqe, femrat nuk janë të vetëdijshme se çfarë sinjalesh dërgojnë me fytyrën e tyre. Herën tjetër, në vend të shikimit arrogant, buzëqeshni dhe jepjani rastin t’ju njohë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button