Jeton më mirë ai që krenohet me vendin e tij

Sipas një studimi të Universitetit Illionis lidhur me indeksin e kënaqësisë personale, qytetarët patriotë janë më shumë të kënaqur se sa të tjerët.

Ky sondazh, i ka lejuar kërkuesit në fushën e psikologjisë Mike Morrison, Louis Tay dhe Ed Diener, të marrin dhe të krahasojnë 130 mijë përgjigje, nga analizimi i të cilave, u vu re një lidhje ndërmjet patriotizmit dhe kënaqësisë shpirtërore.

Nacionalizmi është një fenomen që më shumë intereson banorët e vendeve të varfra, të cilët, paradoksalisht jetojnë më mirë, falë ndjesisë që kanë për përkatësinë e tyre. Kjo i bën ata të jenë më të fortë dhe të gatshëm për të përballuar vështirësitë.

Pavarësisht faktit se si është i organizuar një vend, se sa i merituar është respekti dhe besimi për institucionet e tij, sipas studimit që është botuar edhe në Psychological Science, të jesh krenar për vendin në të cilin jeton, i bën mirë sistemit qendror nervor, dhe përbën një nga çelësat e rëndësishëm të mirëqenies shpirtërore të një populli.

Përfundimet janë nxjerrë nga një sondazh lidhur me indeksin e kënaqësisë personale, të kryer në 1000 persona nga 128 vende të ndryshme. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button