Komiteti për mbrojtjen e të drejtave kërkon departament special gjyqësor për lëndët e PSP-së

Komiteti për mbrojtjen e drejtave kërkon që të formohet departament i specializuar gjyqësor, sipas shembullit ekzistues për ndjekje krimit të organizuar dhe korrupsion, e cila do të veproj për lëndët që dalin nga të ashtuquajturat “bomba”, njofton Portalb.

Nga Komiteti shprehin revolt për shkak, siç thonë ata, tentimeve të të akuzuarve në rastin “Titanik”, ta mohojnë veprimtarinë e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

“Ata bashkë me disa tjerë keqdashës, në shfaqjet e tyre publike po sillen sikur të mbështeten nga partia në pushtet dhe me këtë po kryejnë trysni ndaj gjyqësorit! Në emër të qindra të akuzuarve dhe të dënuarve të rrejshëm, të malltretuar, turpëruar dhe në gjendje të shkatërruar shëndetësuar në procese të montuara politike porosisim dhe kërkojmë që të respektohet ligji dhe puna e Prokurorisë Speciale. Shumë persona nga ne deri në frymën e fundit do të luftojnë për të vërtetën, të drejtën dhe sundimin e ligjit që nuk mundet të ndodhë pa PSP-në! Komiteti i bën thirrje Prokurorisë Speciale me guxim dhe shpejtë të veprojë për veprat kriminale dhe t’i finalizojë lëndët e tyre. Kjo mundësi historike është e papërsëritshme për ta liruar shtetin nga trysnia e regjimit dhe ta kthejë profesionalitetin në normale.”, thuhet në deklaratën e Komitetit, shkruan Portalb.

Sipas tyre, çdo ditë për moszbatimit të drejtësisë është një ditë më pakë për mundësinë e konsolidimit të Gjyqësorit. Gjithashtu vlerësojnë se formimi i një departamenti special gjyqësor për lëndët e PSP-së është legal dhe legjitim.

“Komiteti kujton se në nenet 12 de 23 të Ligjit për gjykata është e paraparë formimi i departamenteve të specializuara për lëndë gjyqësore karakteristike. Në paragrafin (1) të nenit 12 është e potencuar se puna e gjykata sipas ligjit kryhet në departamente gjyqësore të specializuara. Gjithashtu, kujtojmë se në nenin 32 dhe 122 tanimë është formuar departament për krim të organizuar. Në nenin 88 nga ky ligj është paraparë që këto departamente të kenë kryetarë dhe zëvendës”, thonë nga Komiteti.

Nga atje shtojnë se kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, mund të themelojë, departament të specializuar të përbërë nga gjyqtarë të zgjedhur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button