Mustafa uron gratë për 8 Mars: Jeni simbol i jetës dhe qytetërimit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook u ka uruar të gjitha grave 8 Marsin.

Mustafa i ka quajtur gratë simbol i jetës në tërësi dhe i emancipimit, njofton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë i Mustafës në Facebook.

Gra të nderuara,
Sot shënojmë ditën tuaj, që jeni dhe mbeteni simbol i jetës në tërësi, simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe civilizimit të vendit. 
Ju uroj për këtë ditë simbolike! Çdo ditë është ditë e juaja. 
Thuhet me arsye se zhvillimi i gruas përcakton zhvillimin e një kombi. Në vendin tonë, ju jeni simbol i emancipimit, i një fryme të re, jo vetëm brenda familjes, por kudo në shoqëri, në drejtimin dhe organizimin e shtetit, në arsim, ekonomi, në art dhe kulturë. 
Shumë gra u flijuan për idealin e lirisë. Për to, në shenj nderimi sot së bashku do të vejmë lule te Memoriali Heroinat në Prishtinë. IM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button