Ankesa për trajtim johuman refugjatëve

Gazeta gjermane “Bild” publikoi një video-material në të cilin, siç pohon gazeta, polici maqedonas godet me këmbë një refugjatë para se ky i fundit të hyjë në tendat e kampit.

Nga UNHCR-ja tani për tani nuk komentojnë konkretisht rastin, megjithatë theksojnë nevojën për kushte më dinjitoze për refugjatët.

“Duhet doemos të ketë kushte më të mira, më dinjitoze dhe më humane për qëndrimin e tyre këtu”, tha Muhamed Arif , UNHCR, transmeton Alsat M.

Para disa ditëve erdhi deri te përleshja ndërmjet forcave maqedonase të sigurisë në kufi dhe një pjesë të refugjatëve që depërtuan rrethojën për të hyrë në vend. Për nesër është paralajmëruar vizita e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për migrim dhe refugjatë Tomash Boçek i cili në ditët në vijim do të inspektojë gjendjen në kampet e refugjatëve në Greqi dhe në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button