LSDM: Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE kanë realizuar zgjedhje kriminale

“U vërtetua se Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE kanë realizuar zgjedhje kriminale, nëpërmes votuesve fantom dhe keqpërdorimeve në institucionet shtetërore. Opinioni tanimë është njoftuar me Listën zgjedhore kaotike”, thuhet në reagimin e LSDM-së për gjendjen kaotike në Listat zgjedhore, transmeton Portalb.

Nga aty thonw se numri i madh i personave të regjistruara në të njëjtën adresë është tregues për planin për mashtrim zgjedhor të bërë nga kryesia e VMRO-DPMNE-së.

LSDM fton KSHZ-në që të jep instruksione, ndërkaq qytetarët të shfrytëzojnë rastin për t’i denoncuar parregullsitë në MPB, që të ngrehen procedura adekuate.

“Secili që është përfshirë në manipulime zgjedhore duhet të përgjigjet në përputhje më ligjin. Listë e pastruar zgjedhore është parakusht për zgjedhje fer dhe demokratike në Maqedoni”, .përfundon reagimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button