Veprimet e finguara i dekonspirojnë fjalimet e protagonistëve para protestueseve!

Protagonistët e instrumentalizuar për veprimet e finguara i dekonspirojnë vetë fjalimet e tyre para protestueseve.

Fjalimi i TODOR PETROVIT sot para MPB është krejtësisht i kundërt me frymën e përmbajtjes së fjalimit në ditën e vendosjes së gurthemelit për kryqin në Butel. Pra edhe atë ditë si iniciues dhe financues për ndërtimin e kryqit edhe sot foli në cilësi të kryetarit të Kongresit Botëror Maqedonas.

Todor Petrov , ditë më parë shënjoi personat që gjoja ,sipas tij e kishin sulmuar fizikisht në “Kazabllanka”. Sot i njëjti po ashtu duke i shënjuar të njëjtit ,tha se nuk do të ngre padi penale kundër tyre për dëmshpërblim, krejt në emër të festës për falje.

Për çudi i njëjti në shenjë pajtimi në mes komuniteteve tha se KBM do të propozojë ndërtimin e përmendores së FAN S NOLIT si themelues i parë i kishës ortodokse shqiptare, diku në mes komunës së Butelit dhe Çairit.

Miq të dashur, ky propozim vjen nga po i njëjti Todor Petrov dhe po i njëjti KBM se në Maqedoni ka deri më 13 % shqiptarë, po i njëjti Todor Petrov që para pak ditësh (po edhe shumë herë tjera) ofendoi rëndë shqiptarët në baza etnike , fetare po edhe qytetare. Po i njëjti anatemoi PPD-në se paska kontribuar gjoja 150.000 mijë kosovarë të marrin shtetësinë e Maqedonisë etj.

Miq të dashur, kam lexuar mjaftueshëm për Fan S. Nolin këtë figurë mjaft të rëndësishme në historinë e popullit shqiptarë. Por kurë një propozim ndoshta krejt përsëri sipas ndonjë konstrukti mashtrimi për defokusim të opinionit vjen nga Todori kontrovers ,më bënë që përsëri të rilexojë për Fan N. se pse Todori kontrovers dhe pa as pesë gram burrëri mendon kështu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button