Brenda 2 viteve do të nisin provat për teknologjinë e videos në ndeshjet e futbollit

Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) njoftoi se jo më vonë se sezoni 2017-2018 do të nisin testimet për rimonitorimin e pozicioneve të cilat do të ndihmojnë arbritrat gjatë ndeshjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një lajm në faqen e internetit të FIFA-s theksohet se pas një vendimi të marrë në takimin e IFAB të zhvilluar në kryeqytetin në Uells, brenda 2 viteve do të nisin provat për përdorimin e teknologjisë së videos në ndeshje. Ndër të tjera theksohet se drejtues të 12 ligave dhe një konfederatë kanë shprehur kërkesë për procesin e provave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button