UEFA rrit çmimin e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka rritur për 14 përqind çmimin e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve, e cila më 28 maj do të luhet në Milano, në stadiumin San Siro, raporton Anadolu Agency (AA).
UEFA nuk ka ndryshuar çmimin e biletës më të lirë prej 70 dhe 160 euro, por katerogrinë tjetër në krahasim me vitin e kaluar në Berlin ka rritur çmimin për 14 përqind, nga 280 në 320 euro.