Rritet numri i të rinjve që ikin nga vendi

Rritet numri i të rinjve që vendosin ta ikin nga vendi, në kërkim për punë më të mirë dhe kushte më të mira sociale. 70% e të rinjve do të ishte pjesë e ikjes se “trurit të vendit”, ndërkaq gjysma, ose rreth 49.3% nuk e shohin ardhmërinë në vendin e tyre. Kështu tregon hulumtimi i Institutit për Demokracia sociale- Progres, të cilën sot e prezantoi Kalinka Gaber, transmeton Portalb.

Hulumtimi i tyre vërteton se një numër i madh i të rinjve nuk janë aspak të njoftuar me strategjinë që i preokupon ata. 42% e të rinjve nuk e dinë se ekzistojnë politika rinore.

Darko Malinoski nga Plenumi studentor, thotë se shkaku se pse po ikë rinia është shoqëria e ndarë, gjendja e vështirë ekonomike dhe para së gjithash kriza aktuale politike.

Ai vlerëson se arsimi kualitativ është çelësi i një të ardhme të suksesshme.

“Duhet edhe të kemi politikanë të sinqertë që do të përkushtohen në problemin e ikjes së “trurit” nga vendi. Dikush duhet t’i dëgjojë arsyet e ikjes së tyre. Askush nuk ikë sepse këtu e ka shumë mirë”, tha Malinoski.

“Janë lodhur të rinjtë duke i “rrahur pas shpine”. Të rinjtë kanë nevojë për investime konkrete që të mund ta zhvillojnë potencialin e tyre. E tani të mund të kycen në krijimin e politikave”, theksoi Damjan Nikollovski nga Këshilli nacional rinor i Maqedonisë.

Dona Kosturanova nga Forumi rinor për edukim tha se të rinjtë kane nevojë që më shumë t’u jepet hapësirë që ta shprehin atë që e dinë.

Në debatin e ka prezantuar edhe Evin Inqir, përfaqësuese e Unionit ndërkombëtarë të rinisë socialiste në Suedi, e cila pohoi se të rinjtë munden shumë të japin kontribut duke u angazhuar në ndonjë parti politike.

“Të rinjtë kanë zgjedhje, të anëtarësohen nëpër parti ose ta lënë dikë tjetër të vendos për to, të cilët mund të vendosin vendime pa dëshirën e tyre”, ka nënvizuar Inqir./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button