Kerry reagon pas pengesave të regjimit të Asadit për ndihmat humanitare

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka reaguar, pasi regjimi sirianë ka penguar një pjesë të ndihmave humanitare të dërguara në rajonet nën bllokadë, pasi hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ndërprerjen e konflikteve, në cilësinë e armëpushimit të pjesshëm dhe të përkohshëm në Siri. Ai ka përdorur shprehjen se “Nëse është e mundur të paktën provoni të jeni të moralshëm”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry ka patur një takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në Washington dhe pas takimit në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se i mirëpret lajmet se ndihmat për mijëra persona në Siri kanë nisur të mbërrijnë.

Ai duke rikujtuar lajmet se disa ndihma janë penguar dhe madje janë vjedhur nga forcat nën kontrollin e Bashar al Asadit, i ka bërë thirrje qeverisë së Sirisë ku shprehet: “Nëse është e mundur të paktën provoni të jeni të moralshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button