Ngjela: Për armët kimike, Rama naiv. SHBA të ketë kujdes me këtë kryeminister

Politikani Spartak Ngjela shprehu sot këndvështrimin e tij për situatën që i krijua në vend me armët kimike. I ftuar në rubkrikën ‘Opinion” në News24, Ngjela analizoi pozicionin e kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Meta, ish-kreut të PD, Sali Berisha, si dhe luftën në Siri.

Sipas Ngjelës, kryeministri dhe mazhoranca u treguan naive në këtë situatë dhe e dëshmuan këtë me pozicionin e lëkundur që paraqitën para popullit.

“Çështja ishte një naivitet nga pala shqiptare dhe pastaj më tepër naive ishte kur një ditë më parë se të thuhej Jo, u nxorr një platformë që cdo përfitonte Shqipëria nga armët, nxorrën dhe ambasadorin amerikan në televizor, nisën deklarata amerikanizëm, antiamerikanizëm, jo më the e të thashë. Naivitet i palës shqiptare që mendoi me naivitet që do mbyllte boshllëqet me 13 miliard dollarë. Aq më tepër që opozita bëri dhe kërkesën për referendum”.

Sipas Ngjelës, Rama ishte në pozicion delikat dhe se nga kjo cështje doli i dëmtuar.
“E pashë që ishte në një pozicion delikat, për aq pak kohë sa ka në krye të qeverisë, dëgjova dhe fjalimin si nëpër kallamishte e kishte, Jo, por Po, por Jo, por Po. Në të tilla raste analizohet vetëm Po-ja, ose Jo-ja.

Nuk ka vlerë, ai ishte emocionalisht i induktuar gabimisht se asnjë lek nuk do merrte Shqipëria, do përkeqësohej gjendja. Analiza politike e këesaj cështje është kjo.
Atëhere cfarë ke negociuar duke thenë që nuk ka rrezik, atëhere përse e bëre fakt që nxjerr këto tullumbace jo po do merrnit kaq para e aq para, kriza financiare nuk dilet me sakrificë. Po sakrifikojmë për paqen, tha Rama, ja kështu thoshte dhe Enver Hoxha për Marksizëm-Leninizëm.
Politika amerikane duhet të ketë kujdes kur të koordinojë raportet me këtë kryeministër. Ky është dëmtuar, se ka thënë vetë Po dhe pastaj iu desh të tërhiqej”.

Ngjela vuri në dukje se lufta në Siri ka vënë siklet më shumë se një shtet në botë.
“Kemi një luftë në Siri, politika amerikane në Siri dështoi se u tregua më e fortë Rusia. Dështoi se ai kaloi sensin e masës se përdori amët kimike, trembi Izraelin gjithkënd që është aty rrotull”.

Sa i përket, pozicionit të opozitës, Ngjela u fokusua tek ish-kreu i PD, Sali Berisha.
“Saliu në portestë dhe shkoi me mendimin se ashtu siç rrëmbeu Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, mendoi se do e rrëmbente dhe këtë Nëntor, por këta e shporrën përfundimisht. Dhe atëherë e shporrën, por disa e futën brenda dhe ai e mori lëvizjen. Por këta të rinj intelektualë e rrëzuan. Sepse ishte një revoltë me vlerëm, e qytetëruar, e matur dhe nacionale. Kjo lëvizje i bëri mirë, kryeministrit, opozitës dhe brezit të ri.”(BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button