Tramp siguron fitoren e tretë radhazi

Me një avantazh prej 42 për qind të votave, kandidati republikan për president Donald Trump ka fituar zgjedhjet në shtetin e Nevadas, duke forcuar pozitat e tij në garën e nominimeve brenda partisë. Miliarderi tashmë ka tre fitore radhazi, pas atyre në New Hampshire dhe në Karolinën e Jugut.

Senatori i floridas Marco Rubio u radhit në vendin e dytë me 25 për qind të votave kurse ai Teksasit Ted Cruz në vendin e tretë. Nevada, testi i parë i republikanëve në perëndim të Shteteve të Bashkuara, shtet me një popullsi të konsiderueshme latine, është vendimtare për procesin zgjedhor. Hillary Clinton fitoi të shtunën në garën Demokratike të Nevadas, duke lënë pas rivalin e saj kryesor Bernie Sanders. Të shtunën e ardhshme, të dy kandidatët do të përballen në Karolinën e Jugut, teksa fushata e tyre është përqendruar në elektoratin me ngjyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button