Sheqerinska: 5 qershori është po aq datë e sigurt sa ishte 24 prilli

5 qershori është po aq datë e sigurt sa ishte 24 prilli. Kështu tha sot nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska në takimin e saj me gazetarët ku shtoi se LSDM-ja do të synojë krijimin e kushteve për zgjedhje dhe nuk do të bëjë vlerësime për datën.

Sheqerinska vlerëson se reformat në media mbeten ende pjesë e paketës së kushteve që duhet të përmirësohen. Nga LSDM-ja gjithashtu thanë se nuk kanë informacione nëse bisedimet do të vazhdojnë me ose pa ndërmjetësin Piter Vanhojte por sipas tyre propozimi që ai ka parashkruar për zgjidhjen e çështjes së mediave, mbetet.

Gjithsesi nga kjo parti nuk precizuan nëse do të marrin pjesë ose jo në zgjedhjet e 5 qershorit nëse pavarësisht kushteve, data mbetet po ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button