Largoni dhjamin rreth barkut në kushte shtëpie

Ushqimi i parë i mëngjesit mundëson të pasurit e aftësive më të mira fizike dhe mendore.  Ndërsa sipas studimeve të fundit, ngrënia e ushqimit të mëngjesit ndikon gjithashtu në të pasurit e një peshe normale. Autorët e studimit theksojnë se ngrënia e mëngjesit dhe shmangia e ushqimit të tepërt në darkë mundëson mbajtjen e peshës ideale dhe largimin e dhjamit rreth barkut.

Studimit në të cilin kanë qenë të përfshirë edhe shumë dietologë, ka të bashkangjitur edhe një recetë per humbjen e dhjamit nga zona e barkut, e cila duhet të konsumohet në vend të mëngjesit ose para tij. Kjo recetë i eleminon toksinat, shëron kapsllëkun, shkrin dhjamin dhe largon mbipeshën.  Rezultatet e para vinë pas konsumimit të rregullt një mujorë.

Zakonisht gjatë kësaj periudhe ju mund të humbisni 3-5 kilogramë nga zona e barkut.

Përbërësit: 6 kumbulla të thata
100 ml ujë të zier
2 lugë tërshërë të përpunuar
1 lugë  fara të bluara liri
1 lugë pluhur kakao të papërpunuar
300 ml kefir me ujë ose qumësht
Udhëzime: -Vendosni kumbullat në ujë, mbuloni dhe mbani ashtu për 10 minuta -Përbërësit e thatë përzieni në një enë -Shtoni kefirin në enën me përbërës të thatë dhe përzieni -Hedhni kumbullat e lagura në enë -Përzieni të gjithë së bashku me shpëjtësi të lartë -Ndërkohë mund të hedhni ujë të nxehtë në enë, derisa të krijoni një përzierje më të fortë -Përbërjen e fituar vendoseni në një enë të mbyllur dhe lëreni ashtu gjatë gjithë natës Përdorimi: Konsumojeni në mëngjes me barkun bosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button