Blatter flet për momentet e vështira të vitit të shkuar

Ish presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka folur në një intervistë të gjatë për momentet e vështira që ka kaluar gjatë muajve të fundit, të cilat kulmuan me pezullimin 8 vjeçar nga institucioni që e drejtoi për 17 vjet. Zvicerani e pranon se 27 Maji i vitit 2015 kur plasi skandali i zyrtarëve të FIFA-s, e trembi jo pak.

“Kisha përshtypjen se atë ditë isha braktisur nga të gjithë, madje edhe nga Zoti. Ishte një ditë e tmerrshme. Po e shikoja se sa hap e mbtyll sytë gjithçka e ndërtuar ndër vite po shkatërrohej. Fillimisht isha i zemëruar dhe më pas i trishtuar”.

Në vijim, ai e pranon se gjithë këtë situatë e shkaktoi fakti që Kupa e Botës 2022 u caktua në Katar.

“Nëse do të ishte votuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, amerikanët nuk do të kishin asnjë motiv për të na sulmuar dhe unë do ta kisha përfunduar i qetë 4-vjeçarin tim në krye të FIFA-s”.

Blatter zbulon një detaj interesant në lidhje me ish presidentin e UEFA-s, Michal Platini duke e pranuar se ai ishte takuar me presidentin francez, Zarkozy dhe princin e Katarit në vitin 2010 për të lobuar për kandidaturën e vendit të vogël nga Lindja e Mesme. Disa vite më pas, pikërisht në vitin 2015, ishte Platini që i kërkoi Blatterit largimin nga FIFA dhe zviceriani nuk arrin ta kuptojë as sot sjelljen e tij.

“Ende nuk e di pse kërkoi që unë të largohesha pas zgjedhjeve të zhvilluara në mënyrë të rregullt. E pyeta për këtë por ai m’u përgjigj se mund të përfundoja në burg. Në të vërtetë mes meje dhe Platini nuk ka shumë ndryshime por në një moment ai u transformua në një tjetër njeri dhe nuk donte në asnjë mënyrë që unë të vazhdoja në FIFA”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button