Ymeri: Sot s`shkojmë fare në Kuvend, po përgatitemi për seancën kur zgjidhet Presidenti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka bërë të ditur se nga Sekretari i Kuvendit sot e kanë  marrur zyrtarisht vendimet për përjashtim.

“Kjo do të thotë që policia nuk do të na lejojë të hyjmë në sallën e Kuvendit dhe ne do të mund t’i hidhnim gaz lotësjellës vetëm policëve pa gjasa që të hyjmë brenda e t’ia hedhim atë qeverisë”.

“Rrjedhimisht, e vlerësojmë që më mirë të mos shkojmë fare sot në Kuvend dhe të përgatitemi për seancën e radhës, sidomos nëse ajo do të jetë për zgjedhjen e presidentit të ri me këtë qeveri të vjetër”.

“‘Zajednica’ e Serbisë ka vdekur, demarkacioni me Malin e Zi ka vdekur, Qeveria nuk kalon, duam zgjedhje të reja!” ka shkruar ai në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button