LR-PDSH: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese goditje e radhës ndaj gjyqësorit

Lëvizja për Reforma në PDSH nëpërmes një komunikate kërkon që Gjykata Kushtetuese të mbrojë demokracinë nga shkelësit dhe jo shkelësit nga demokracia.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar Ligjin, me të cilin do ti jepet e drejtë Presidentit të Shtetit që të amnistojë persona të gjykuar për parregullsi zgjedhore për LR PDSH paraqet goditjen e radhës në sistemin e drejtësisë dhe të së drejtës. LR PDSH konstaton se ky vendim është i iniciuar nga vetë pushteti, i cili ka instaluar gjykatës politik në Gjykatën Kushtetuese të RM-së dhe ka për qëllim të bllokojë punën e Prokurores Speciale e cila tanimë ka ngritur akuza për zyrtarë shtetëror që janë të implikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në parregullsi zgjedhore dhe falsifikim zgjedhor”, thuhet në komunikatë.

LR-PDSH u bën thirrje të gjitha forcave politike në Kuvendin e RM-së që sa do që të përpiqen të ndryshojnë Ligjet nuk do të mund të ikin nga përgjegjësia penale, të gjithë kryerësit e veprave penale që kanë të bëjnë me falsifikim e zgjedhjeve, proceseve të montuara politike, krimit të organizuar, etj.

“Kërkojmë mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tyre për mbrojtjen e institucioneve duke filluar nga Gjykatat e deri tek institucioni i Presidentit të cilët janë në shërbim të pushtetit dhe po tentojnë ti mbrojnë pushtetarët nga përgjegjësia penale”, përfundon komunikata.

Reagimi i LR-PDSH vjen pasi që Gjykata Kushtetuese pranoi iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, që kryetari i shtetit te ketë të drejtë që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button