Maqedonia pranon 50 refugjatë në orë, në Greqi mbi 2 mijë janë në pritje

Republika e Maqedonisë në kufirin jugor të saj lejon vetëm një numër të kufizuar të refugjatëve, ndërkohë që vazhdon me selektimin e refugjatëve afganë, duke u dhënë vërtetime vetëm shtetasve nga Siria dhe Iraku, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e UNHCR-së nga terreni thonë se në Maqedoni pranohen vetëm 50 refugjatë në orë, ndërkohë që nga ana greke në pritje për të kaluar kufirin janë mbi 2 mijë refugjatë nga Siria dhe Iraku. Autoritetet maqedonase thonë se numri i refugjatëve që do t’iu jepen vërtetime për të kaluar kufirin varet nga numri që do të pranojnë vendet e Evropës Perëndimore.

Përfaqësues i UNHCR-së në kufirin jugor të Maqedonisë, Haidar Fahad tha se numri më i madh i refugjatëve që kalojnë kufirin janë nga Siria dhe një numër më i vogël nga Iraku, ndërsa për refugjatët afganë tha se edhe ata që pritnin në anën greke janë kthyer në Athinë.
“Kufiri i Maqedonisë mbetet i hapur për refugjatët, por lëshohen në grupe prej 50 personash në çdo orë. Sipas informacioneve tona në anën greke ndodhen mbi dy mijë refugjatë. Të gjithë refugjatët, përfshirë edhe në anën greke janë nga Siria dhe Iraku, për arsye se momentalisht vetëm këta dy kombësi lejohen të kalojnë”, tha Fahad.

Në lidhje me refugjatët afgan të cilët janë të bllokuar tashmë prej disa ditësh në kufirin verior të Maqedonisë, në Tabanoc, Fahad u shpreh se situata me ata ende mbetet e paqartë dhe nuk dihen vendimet që do të merren në të ardhmen.

Mëngjesin e sotëm një tren me rreth 730 refugjatë u transportuan nga Gjevgjelia për në kufirin verior të vendit, ndërsa momentalisht në qendrën për pritje të refugjatëve në kufirin jugor ndodhen rreth 150 refugjatë, të gjithë nga Siria dhe Iraku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button