Gostivar, nënshkruhet memorandum për realizimin e projektit për integrim ndëretnik

Komuna e Gostivarit, shkolla e mesme ekonomike komunale, dhe organizata amerikane USAID, Qendra  maqedonase për edukim qytetar, Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve, nënshkruan memorandum për bashkëpunim. 

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është që nëpërmjet të Projektit  të USAID-it  për integrim ndëretnik ne arsim të mbështeten qëllimet strategjike të USAID-it në fushën e arsimit, të cilat i përgatitin të rinjtë për ekonomi moderne dhe demokraci stabile.

Kryetari i komunës së Gostivarit tha se udhëheqësit duhet të kenë kujdes dhe respekt ndaj të gjithëve të cilët jetojnë në komunën e Gostivarit. 

“Nëse ne nuk diskriminojmë njëri tjetrin, atëherë do na përkrahin gjithë organizatat me projekte të ndryshme në komunën e Gostivarit. Ne sot i falënderohemi USAID-it për projektin për integrimin ndëretnik qoftë në shkollat fillore apo të mesme. Ne kemi pasur dhe kemi bashkëpunim të mirë me USAID-in dhe ambasadën e SHBA-ve, dhe ne i falënderohemi popullit amerikan për të gjitha financat të cilat i kanë ndarë ata e që kanë realizuar shumë projekte të mira në të gjitha sferat e veçanërisht në arsim në komunën e Gostivarit”, theksoi kryetari Bejta. 

Përgjegjësi i arsimit në komunën e Gostivarit, Qeramedin Selimi tha se ky projekt është i orientuar në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni dhe ka për synim rritjen e mirëkuptimit të ndërsjellë në dobinë e të gjithë qytetarëve,  si në shkolla, në institucione të tjera arsimore dhe në gjithë shoqërinë.

“Katër komponentët kryesorë të këtij projekti  janë: Informimi i opinionit dhe i komuniteteve, aftësimi i arsimtarëve, i udhëheqësish dhe i drejtorisë së shkollave dhe përgjegjësve të arsimit në komuna, krijimi i shkollave model, sigurimi i stimulimit për shkollat dhe mjediset lokale”, tha Selimi. 

Udhëheqësi i projektit të USAID-it, Nebojsha Mojsoski, tha se shkolla ekonomike e Gostivarit kishte aplikacionin më të mira jo vetëm se si është shkruar por edhe si është prezantuar nga shkolla. 

“Programi punon me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Maqedonisë dhe kishim mundësi të zgjedhim gjashtë shkolla të cilat do të jenë modele të cilat do të shërbejnë si model ku do të mësojmë nga përvojat dhe ti bartim në shkollat tjera dhe ta përcjellim mesazhin që është shumë i rëndësishëm në këtë projekt. Jam i sigurt dhe krenohem me atë që arritëm ta bëjmë  me shkollën, dhe jam i sigurt se pas përfundimit të këtij projekti të gjithë do jemi krenar që Gostivari ka kështu shkolle dhe vetëqeverisje lokale dhe njerëz të cilët besojnë multikulturën e këtij shteti”, tha Mojoski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button